17 Nëntor 2024

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Podujevë shpërndau dhurata për Vitin e Ri

Prishtinë, 26 dhjetor - Me inicimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Latif Gashi u siguruan 850 dhurata të Vitit të Ri për fëmijët e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës Organizimin dhe shpërndarjen e ka bërë Kryesia e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Podujevë dhe deputeti Latif Gashi.

Me këtë rast kryetari i kësaj shoqate Xhemshit Gashi falënderoi deputetin Gashi për kontributin e tij të pamohueshëm, duke thënë se z. Latif Gashi çdo vit përkujdeset të siguroj ndihma për t’i gëzuar fëmijët e këtyre familjeve.

“Ne falënderojmë edhe donatorët të cilët kanë shprehur ndjenjat e tyre humanitare për gëzimin e fëmijëve të kësaj shtrese të lavdishme të shoqërisë”, ka shtuar mes tjerash kryetari Gashi.

Kësaj iniciative ju bashkëngjit firma “Bastrade” me pronar Bastri Statovci që dhuroi 400 dhurata, pastaj firma “Pion” me pronar Muhamet Kutleshi që dhuroi 250 dhurata, si dhe Osman Zeqir Gashi i cili fëmijët e kësaj kategorie i gëzoi me 200 dhurata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)