Shoqata e Bankave të Kosovës viziton Shoqatën e Bankave të Turqisë
Ankara, 24 maj - Me ftesë të Shoqates së Bankave të Turqisë përfaqësues nga bankat e Kosovës po qëndrojnë në Stamboll.
Në këtë vizitë do të trajtohen çështje në lidhje me standardet ndërkombëtare të pajtueshmerisë bankare dhe legjislacionit të ndërlidhur. Shoqata e Bankave Turke është një ndër shoqatat me përvojen më të gjatë në rajon dhe po zgjeron raportet e bashkëpunimit me Shoqaten e Bankave të Kosoves.
Drejtori ekzekutiv i ShBK-së z. Petrit Balija tha se në Kosovë tanimë operojnë 4 banka nga Turqia të cilat janë duke kontribuar fuqishëm për ekonominë e Kosoves.
Në këtë vizitë po merr pjese edhe drejtori i Ziraat bank në Kosovë z. Meriton Sunduri si dhe një delegacion i përbërë nga përfaqësues tjerë të bankave të Kosoves.
Në anen tjetër sektori bankar në Kosovë ka përformancen më të mirë në rajon dhe këtë vit ka shënuar kamatat më të ulëta për kredi deri më tani gjë që ka ndikuar në rritje të dukshme të kreditimit në Kosovë.