01 Maj 2025

Shoqata e Bankave të Kosovës takohet me misionin e FMN-së

Prishtinë, 27 mars - Në vazhdën e takimeve të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, sot u mbajt një takim në mes të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) dhe anëtarëve të saj, bankat komerciale në Kosovë, dhe misionit të FMN-së që po viziton Kosovën këto ditë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija, tha se “Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për industrinë bankare ku është konkluduar se industria bankare është stabile dhe ka likuiditet të mjaftueshëm por njëkohësisht kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me ngecjet  e gjyqësorit në lidhje me trajtimin lëndëve bankare dhe ekzekutimin e kontratave gjë që lidhet me riskun e lartë në Kosovë ku kemi mbi 10,000 lëndë të papërfunduara”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në këtë takim u përfaqësua nga përfaqësuesi rezident i FMN-së për Kosovë, zt. Jose Sulemane, znj. Pamela Madrid, ekonomiste e lartë e Departamentit Evropian, dhe zt. Jacques Miniane, shef i misionit të FMN-së për Kosovën, Departamenti Evropian.

Petrit Balija, shtoi duke thënë se ky takim është mjaft i rëndësishëm për industrinë bankare dhe se takime dhe diskutime të tilla janë gjithnjë të frytshme  dhe japin rezultate të mira në të ardhmen. 

Në këtë takim ishin prezent edhe të gjithë kryeshefët ekzekutiv të bankave komerciale që operojnë në Kosovë, anëtarë të SHBK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)