Shoqata e Bankave te Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit
Hapja e Konferencës do të bëhet nga Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Albert Luemzi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHBK si dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti.
Ndërsa diskutimin e vazhdojnë përfaqësues të Bankave Komerciale te Kosovës, Bankës Botërore, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fondit Monetar Ndërkombëtar, BERZH etj.
Shoqata e Bankave të Kosovës shënon 2 dekada bashkëpunimi dhe inovacioni në sektorin bankar, ndërkaq Konferenca vë fokusin në të ardhmen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë bankare ku panelet e diskutimit do të shtjellojnë temat: "Roli i bankave në përshpejtimin e zhvillimit digjital, të gjelbër, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Kosovë" dhe "Rritja e prodhimit vendor dhe eksporteve duke rritur qasjen e përgjithshme në financa për NVM-të".
SHBK mbështet zhvillimin e sektorit bankar dhe është zëri përfaqësues i industrisë bankare në Republikën e Kosovës.
Shoqata mbështet bankat anëtare për të arritur objektivat e tyre duke ofruar një platformë për avokim, ngritje kapacitetesh dhe marrëdhënie me publikun.