Shoqata e Bankave ndan 37.000 euro për të prekurit nga termeti në Shqipëri
Prishtinë, 27 nëntor - Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës sot ka marrë vendim të ndajë 37.000-euro si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.
Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjthë ata që kanë mundësi të kontribojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike.
Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se: “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”.