Shoqata e Bankave merr mirënjohje nga Oda Ekonomike
Prishtinë, 26 nëntor - Shoqata e Bankave të Kosovës ka pranuar një mirënjohje nga Oda Ekonomike e Kosovës për kontributin e dhënë në mbështetje të Odës Ekonomike të Kosovës dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik.
Vlen të theksohet se Shoqata e Bankave të Kosovës është anëtare e rregullt në Odën Ekonomike të Kosovës që nga viti 2006 dhe ka kontribuar në aktivitete dhe iniciativa të ndryshme deri më sot.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës falënderoj Kryetarin e Odës Ekonomike Safet Gërgjaliu për këtë mirënjohje dhe theksoi se mbetet shumë për të bërë dhe se Oda Ekonomike e Kosovës është një institucion me peshë të jashtëzakonshme për sektorin privat. Mendojm se mund të kemi bashkëpunim të mirë edhe në të ardhmen në mënyrë që të përmirësojmë mjedisin afarist në Kosovë.
Në anën tjetër Z. Safet Gerxhaliu falënderoj Shoqatën e Bankave të Kosovës për rolin e tyre proaktiv gjatë vitit 2014 dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndër-sektorial për të avancuar pozitën e bizneseve në Kosovë.