06 Nëntor 2024

Shoqata e Bankave e shqetësuar për sigurinë e klientëve dhe stafit të bankave

Prishtinë, 27 nëntor - Shoqata e Bankave të Kosovës vlerëson së gjatë vitit 2018, sektori bankar në Kosovë është ballafaquar me një numër të paprecedent të rasteve të sulmeve fizike ku shumica prej tyre ishin grabitje të kryera nga grupe të rrezikshme kriminale të armatosura me armë të gjata.

Derisa dëmet materiale ishin të larta, Shoqata e Bankave të Kosovës shpreh shqetësimin më të madh për sigurinë e klientëve dhe stafit të bankave.

Sektori bankar sipas shoqates punëson rreth 3500 punëtor dhe shërben mijëra klientë për çdo ditë duke ofruar kështu shërbime financiare shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës prandaj për bankat është prioritet kryesorë që klientët e tyre të ndihen rehat dhe të sigurte në marrjen e shërbimeve në banka si dhe që punonjësit e bankave të kryejnë punën e tyre në një mjedis të sigurte.

Në disa nga këto sulme, punonjësit e bankave janë lënduar dhe është dashur të pranojnë trajtim mjeksorë pasi që këto grupe mafioze janë zakonisht shumë të rrezikshëm dhe të dhunshëm në sulmet e tyre.

Për më shumë, këto grabitje i fuqizojnë këta kriminel që të përdorin paranë e vjedhur për të blerë në mënyrë të jashtëligjshme armë, drogë dhe të kryejnë shumë krime tjera brenda Kosovës dhe në rajon, duke rezultuar në gupe të organizuara kriminale gjithnjë e më të fuqishme, gjë që paraqet kërcënim për sigurinë nacionale të vendit.

Bazuar në statistikat e ofruara nga Policia e Kosovës është evidente që edhe bizneset tjera në Kosovë janë duke u ballafaquar me sulme në baza të rregullta dhe i nënshtrohen rreziqeve dhe kërcënimeve të tilla.

Prandaj, Shoqata e Bankave të Kosovës i bënë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të ndërmarrin masa urgjente dhe të fuqishme kundër këtyre grupeve kriminale për të shpartalluar ato dhe për të siguruar mjedis të sigurte për bizneset e Kosovës duke i dhënë vëmendje të veçantë institucioneve financiare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)