26 Dhjetor 2024

Shkurtimet buxhetore në shëndetësi dhe ndërprerja e projekteve infrastrukturore dëmtojnë Kosovën

Prishtinë, 29 dhjetor - Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) i vlerëson të dëmshme për Republikën e Kosovës shkurtimet buxhetore në sektorin e shëndetësisë dhe ndërprerjen e projeketeve infrastukturore.

Sipas hulumtimit të numrit të katërt të  “Monitoruesit Social e Demokratik” nga IPS-MK rezulton se në nivelin e përgjithshëm, parashikimet janë që qeveria ka planifikuar të hyra prej 1 miliard e 885.9 milion euro, të cilat në krahasim me vitin e kaluar janë 97.4 milion euro më shumë, në ndërkohë shpenzimet për të njëjtin vit do të jenë 2 miliardë e 412.6 milion euro, apo 207.6 milion euro më të vogla se sa vitin paraprak.

Përderi sa të dhënat e shfaqura tregojnë që buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë 19,171.632 Euro më pak se sa vitin e kaluar, pra në total do të kapë shumën prej 31,683,493 euro.
 
Numrat tregojnë që shkurtimet janë bërë si në vijim: 7,162,000.00 euro janë hequr nga shpenzimet kapitale; 5,700,000.00 euro janë hequr nga subvencionet dhe transferet; 5,024,205 euro janë hequr nga mallrat dhe shërbimet; 1,116,627 euro janë hequr nga pagat dhe shtesat; 119,800 euro janë hequr nga shpenzimet komunale.

Shkurtimet mund të vërehen edhe te buxheti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Të dhënat tregojnë se do të jenë 14,478,263.00 euro më pak se sa vitin e kaluar e totali i buxhetit për vitin 2021 pritet të jetë 104,236,139 Euro,

Përderisa asnjë euro nuk është ndarë për fillimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
 
E kur jemi te borxhi publik, rritja e tij për një ekonomi si Kosova është normale. Veçanërisht në kohë krize sikur kjo shëndetësore me pasoja serioze ekonomike e sociale e Covid-19.

Mirëpo nga të dhënat e dërguara nga Ministria e Financave, ravijëzohen dy probleme madhore për sa i përket borxhit publik të Kosovës.

Në njërën shihet një zvarritje e gjatë në kohë të disa projekteve infrastrukturore të cilat janë financuar me kredi për të cilat është paguar kamatë ndër vite. Përveç tjerash kjo çështje ngrit pikërpyetje të mëdha në aftësinë projektuese e absorbuese të administratës sonë shtetërore.

Ndërsa në anën tjetër, janë ndërprerë realizimi i pothuajse të gjitha projekteve infrastrukturore me paraqitjen e rasteve të para të infektimeve me Covid – 19, gjë që ka zvarritur edhe këto projekte.

Ky është problem madhor meqë ndërprerja e punimeve dhe mosdisbursimi i parave të cilat i kemi pasur të gatshme ka shkaktuar rëndesë shtesë për ekonominë edhe ashtu të rënduar nga pandemia.

Në kohëra të krizës ekonomike, kur kemi ngadalësim të qarkullimit financiar në treg, politikat qeveritare duhet të kujdesen që të mirëmbahet qarkullimi.

Ndërkohë që Qeveritë e Kosovës (Kurti dhe Hoti) e kanë bërë të kundërten: (ndër të tjera) i kanë ndërprerë punimet infrastrukturore përmes të cilave do të rritej (ose mirëmbahej) shuma agregate e qarkullimit ne treg, e me të edhe dinamika e ciklit ekonomik dhe kërkesa agregate.

Sipas të dhënave në tabelë shihet se deri më 30 shtator 2020 plotë 637 milionë kanë qenë borxh publik i padisbursuar.

Kjo është shuma e parave të cilat janë dakorduar e ratifikuar në Kuvend, por që nuk janë shpenzuar për shkak të ngecjeve (të natyrave të ndryshme) në zbatimin e punëve. Kjo është një shumë jashtëzakonisht e madhe me efekt të madh pozitiv ekonomik e social, po të shpenzohej te destinacioni i fundit.

Të dhënat e prezantuara tregojnë që disbursimi i mjeteve ka hasur në shumë probleme të cilat nuk do të duhej të ishin probleme të një administrate shtetërore.

Çështja e shpronësimit te investimet infrastrukturore, mungesa e stafit të kualifikuar ose mostabliteti i tyre, paqartësitë lidhur me mungesën e dijes për prokurimin publik, mungesën e koordinimit ndërinstitucional, ndarje të buxhetit në disharmoni me dinamikën e projekteve, e shumë aspekte të tjera konsiderohen probleme me të cilat përballet disbursimi i vogël i borxhit.

Pra, këto nuk janë probleme që kanë dalur befasi si rezultat i pandemisë Covid-19, por si rezultat qasjes të dobët për të hyrë në borxh pa qenë i gatshëm për t'i ekzekutuar projektet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)