Shkurtime të reja pune në Greqi

Athinë, 29 prill - Sërish protesta kundër kursimeve në Greqinë fqinje ku qindra njerëz dolën rrugëve për të shprehur zemërimin e tyre mbi kursimet e fundit të qeverisë dhe planet për shkurtimin e mijërave vendeve të punës në sektorin publik.
Greva 24-orëshe ishte organizuar nga Konfederata e Punonjësve Civilë, i cili përfaqëson 500 mijë punonjës të sektorit publik.
Qeveria planifikon që këtë vit të largojë nga puna 15 mijë persona, në mënyrë që të ulë shpenzimet. Disa nga protestuesit thonë se autoritetet po abuzojnë me ta.
\"Jemi në një krizë humanitare. Do të vazhdojmë të luftojmë këtë qeveri që po na kthen shumë vite pas\", -tha një prej tyre.