Shkëputja nga Britania shkakton destibilitet financiar për Skocinë
Londër, 11 shtator - Frika se një Po e skocezëve ne referendumin e 18 shtatorit për shkëputje nga Britania e Madhe do të shkaktojë destibilitet ka bërë që miliona sterlina të dalin jashtë vendit.
Ka filluar largimi i kapitaleve financiare nga Skocia për shkak të frikës se, nëse në referendumin e 18 shtatorit skocezët do të vendosin shkëputjen nga Britania e Madhe, sipas të gjitha gjasave do të ketë destabilitet ekonomik, njoftoi sot gazeta e njohur e botës financiare Financial Times.
Sipas saj, shoqëri financiare dhe zotërues asetesh kanë marrë nga klientët e tyre kërkesën për të nxjerrë jashtë Skocisë qindra milionë sterlina.
Të gjithë po lëvizin, thotë Chris Fisher, shef i Multrees Investor Services, kompani financiare që ka përjetuar një eksod të tillë parash drejt tregjeve më të sigurta. Nëse e bëjnë klientët e tu këtë gjë do të thotë se po e bëjnë edhe klientë të tjerë, thekson ai.
Klientët janë të tmerruar nga një skenar i panjohur, thotë nga ana e saj konsulentja financiare e kësaj kompanie, Claire Walsh. Shenja e fundit e lojës së nervave në kontratat për pronat tregtare skoceze: në rast të fitores së pavarësisë nga ana e skocezëve, blerësi mund të heqë dorë nga blerja apo ta rinegociojë atë.