Shkencëtarët shpallën kartmonedhat më të pista në botë

Oksford, 29 mars - Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kryen një studim për të zbuluar se kartëmonedhat e cilat vendeve përmbajnë më shumë bakterie.
Gjatë eksperimenteve u konstatua se kartmonedhat suedeze dhe daneze ishin më të pistat.
Studimi tregoi se mesatarisht në secilën prej koronave suedeze dhe daneze u zbuluan deri në 40.000 bakterie.
Euro rezultoi valuta më e pastër - në kartëmonedhat euro u gjetën mesatarisht 11.000 bakterie. Në kartëmonedhat ruse - 30.000 bakterie.
Në studim theksohet se 26.000 bakterie janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundje infektive.