16 Nëntor 2024

Shkencëtarët paralajmërojnë afrimin e një krize për ujin

Kaliforni, 2 nëntor - Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike.

 Fotografitë që tregojnë se si mungesa e ujit është duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën mund të shihet në Akuariumin e Paqësorit në qytetin Long Beach, në Kaliforni.

Ky është edhe vendi ku ekspertët diskutuan seriozitetin e problemit dhe zgjidhjet për të. 

Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve që jetojnë në pjesën perendimore të Shteteve të Bashkuara pasi ka patur mungesë të tij për disa vite.

Kjo është thatësira më e madhe në historinë e Kalifornisë. Por perëndimi amerikan nuk është i vetmi vend i etur për ujë.

“Më shumë se gjysma e popullësisë së botës jeton në zona me pakicë të ujit dhe sipas Kombeve të Bashkuara numri do të rritet me dy të tretat deri në vitin 2025, më pak se 10 vjet më pas.” thotë eksperti Jerry Shubel.

Sasia e ujit në tokë nuk ka ndryshuar për miliarda vjet. Por raporti mes ujit të pijshëm dhe atij të kripur ka ndryshuar, thotë Jerry Schubel me Akuariumin e Paqësorit. Ka edhe faktorë të tjerë që janë duke krijuar një mungesë të ujit të pijshëm:

“Në pjesën më të madhe të botës, mungesa e ujit të pijshëm është një krizë në rritje që do të shtohet nga ndryshimet klimatike dhe shtimi i popullësisë.”

Schubel thotë se shumica e popullësisë së botës jeton në vende që kanë ujra të përbashkëta, por shumë nga këto vende nuk kanë marrëveshje sesi ta ndajnë ujin.

“Dhe shumë nga këto rajoje janë në zona me trazira politike: Afrika Veriore, Gadishulli Arabik dhe Azia Qendrore, Jugore dhe Jugperendimore. Popullësia agregate në këto zona pritet të trefishohet deri në fund të shekullit. Kështu që mungesa e ujit mund të bëhet pikë konflikti rajonal dhe ndërkombëtar.”

Shkencëtarët thonë se diskutimet janë hapi i parë për të zgjidhur krizën e ujit. Shkripëzimi i ujit të detit është gjithashtu një opsion, por kjo vjen me një cmim, thotë Kevin Wattier i cili ka menaxhuar departamentin e ujit në Long Beach për 14 vite.

“Do të kushtonte të paktën dy ose tre herë më shumë të shkripëzojmë ujin e detit sesa kushton uji i importuar. Do të shtonim karbonin global përmes procesit të shkripëzimit,\" thotë eksperti Kevin Wattier.

Ndërsa Schubel thotë se problemi i mungesës së ujit mund të zgjidhet vetëm në se vendet punojnë së bashku:

“Ne do të furnizonim të gjithë në këtë planet me ujë të pastër dhe ujë për të rritur drithërat e tyre. Por kjo kërkon para, teknologji, vullnet politik dhe bashkëpunim. Dhe përvoja e ndarjes kërkon vendime të përbashkëta në nivele ndër-qeveritare.\"

Ai thotë se bashkëpunimi është i rëndësishëm pasi kriza e ujit vetëm do të keqësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)