Shkelje e rëndë ligjore në shpronësime nga komuna e Ferizajt
Ferizaj, 24 qershor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, vlerëson që në procesin e kompensimit për pronën e shfrytëzuar (bodrumi-lokali afarist me S=218m2), me çrast është shpronësuar lokali me sipërfaqe 101m2, i cila gjendet në Bulevardin e Qytetit (rr. Dëshmoret e Kombit) me nr të parcelës 02188-1-155-2-2-0, Komuna e Ferizaj, ka shkelur procedurën e inicimit të lëndës.
Për këtë Komuna ka marrë Vendim për ekzekutimin e marrëveshjes me datë 18.05.2015, me nr 104/2015. AVONET konsideron si të pa bazuar në ligj duke u bazuar në ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, me nr 03/L-139 me nenin 16: kompensimi paguhet me euro ose një valutë tjetër që mundet të këmbehet lirisht.
Komuna e Ferizajt ka nxjerr vendimin me datë 16.02.2010 nr 01/zyrtarisht, ku ka anuluar procesverbalin 03 nr 465-07 të datës 14.01.2010 për caktimin e kompensimit, poashtu Drejtoria GJKP, zyra ZKK Ferizaj ka nxjerr aktvendimin, ku ju ka refuzuar si e pabazuar kërkesës për regjistrimin e pjesës të ndërtesës lokaleve në emër të N. M dhe bodrumit lokalit afarist në emër të Komunës së Ferizajt, si bazë e refuzimit të kërkesës është marr parasysh vendimi i nxjerr më lart me datë 16.02.2010 nr 01/zyrtarisht.
Agjencioni Kadastral i Kosovës ka nxjerr aktvendim me datë 27.11.2012, Nr. 03/212/2012, ku ju ka REFUZUAR ankesa e N.M nga Ferizaj për arsyeje të JOKOMPETENCËS LËNDORE.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, pas analizimit të shkresave të prezantuara ka konstatuar që për vendosjen për ankesat e palëve kompetente është Gjykata Themelor.
Komuna e Ferizajt me datën 18.05.2015 me nr 104/2015 ka nxjerr Vendim për Ekzekutimin e Marrëveshjes, ku AVONET konsideron se vendimi është i nxjerrur në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me procesin e ndjekjes së inicimit, për arsye se Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka vlerësuar se vendimin përfundimtar e jep Gjykata Themelore.
AVONET e konsideron jo ligjorë Vendimin e Ekzekutimit të Marrëveshjes që është thirrur në Marrëveshjen e Palëve me datën 14.01.2010 me nr 03 nr 465-07 të cilin Komuna e ka anuluar me vendim të datës 16.02.2010 nr 01/zyrtar.
Bazuar në ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, me nr 03/L-139 , me nenin 40, në të cilin thuhet: Nëse nga data hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompensimi për pronë ose të drejtat e shpronësuara në bazë të një procedure të shpronësimit të iniciuara brenda periudhës paraprake tri (3) vjeçare nuk është paguar, shuma e kompensimit do të përcaktohet në përputhje me këtë ligj
Prandaj, AVONET kërkon nga kryetari i Komunë së Ferizaj z. Muharrem Svarqa, që që vendimi i ekzekutimit të marrëveshjes me datën 18.05.2015 me nr 104/2015 dhe aktvendimin e datës 20.02.2015 me nr 45212/2015 janë në kundërshtim me dispozitat ligjor.
Kërkojmë nga kryetari Svarqa që të anulon vendimin dhe aktvendimin dhe të procedon me procedurën e inicimit përmes Gjykatës Themelore