Shkelja e drejtave të punëtorëve ende dukuri shqetësuese
Prishtinë, 7 tetor - Me rastin e Ditës Botërore për Punë të Dinjitetshme, sot Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore organizoi tryezën me temën Puna e dinjitetshme në institucionet publike versus puna e dinjitetshme në sektorin privat: Dallimet ,ngjashmëritë dhe sfidat.
Në tryezë u konstatu së Kosova vazhdon të mbetet vendi në të cilin punëtorët vazhdojnë të kryejnë punë jo të dinjitetshme, derisa shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të punëtorëve mbesin ndërmarrjet e mëdha.
Më këtë rast kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, kërkon që të tek trysni më e madhe tek institucionet, në mënyrë që problemi i shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe punës së dinjitetshme të jetë prioritet për qeverinë.
Sipas Arifit shkelje e të drejtave të punëtorëve janë bërë edhe gjatë periudhës së privatizimit ku mbi 70 mijë punëtorë kanë mbetur pa vendet e tyre të punës.
Edhe Behxhet Shala, Kryetar i KMLDNJ-së, ka thënë se ndërmarrjet e mëdha janë ato që shkelin më së shumti të drejtat e punëtorëve, duke bërë kontrata jo të mira, ndërsa sipas tij shkelje e të drejtave më së shumti u bëhet femrave dhe se për këtë institucionet ligjore ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë.
Ndërkaq Tahire Haxholli, udhëheqëse e Njësisë kundër dhunës në familje dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Policinë e Kosovës, ka thënë se më së shumti ka pasur ankesa nga femrat të cilat janë ngacmuar seksualisht nga punëdhënësit.