08 Nëntor 2024

ShKÇAK mbajti seminarin SNA 700, SNA 701 dhe Kodi i Etikës

Prishtinë, 7 tetor - Më 6 dhe 7 tetor në Prishtinë, Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) ka organizuar seminarin e radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) me temën “SNA 700, SNA 701 dhe Kodi i Etikës”, me ligjërues Hysen Çelën, i cili shtjelloi në hollësi këto standarde.

Organizimi i kësaj EVP-je është me interes për çdo auditor që vepron në Kosovë, meqenëse  SNA 700 (i rishikuar) - Formimi i një Opinioni dhe Raportimi mbi Pasqyrat Financiare hyn në fuqi për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që përfundojnë me datën 15 Dhjetor 2016 apo pas kësaj date për të gjitha shtetet që zbatojnë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.

Ky standard trajton përgjegjësitë e një auditori për të formuar një opinion mbi pasqyrat financiare, formulimin dhe përgatitjen e raportit të auditorit.

Për më tepër, SNA 701 - Komunikimi i Çështjeve Kryesore të Auditimit në Raportin e Auditorit të Pavarur i specifikon çështjet kryesore të auditimit që duhet komunikuar në raportin e auditorit.

Ndërkaq, edicioni i ri i Kodit të Etikës i lëshuar nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistë (BSNEK/IESBA, Bordi për Etikë) i Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK/IFAC) ka ndryshuar dhe është plotësuar.

Të gjithë profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit duhet të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre konform këtij kodi, pra të jenë të ndershëm dhe profesional dhe të mos kenë influencë të jashtme në marrjen e vendimeve gjatë kryerjes së punëve. 

Me anë të këtyre organizimeve, ShKÇAK ka për qëllim që anëtarët e saj të jenë të njoftuar me ndryshimet dhe risitë në standardet ndërkombëtare të auditimit, kontabilitetit dhe raportimit financiar gjë që ndihmon në mbajtjen e kompetencave profesionale dhe mirëbesimin e klientëve.

ShKÇAK do të vazhdojë organizimin e seminareve në kuadër të EVP-së për trajtimin e temave relevante dhe më aktuale sipas kërkesave legjislative në vend dhe standardeve ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)