15 Nëntor 2024

ShKÇAK dhe CIPFA bashkë në Menaxhimin e Financave Publike

Prishtinë, 25 shkurt - Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) dhe Instituti i Licencuar për Financa Publike dhe Kontabilitet i Anglisë (CIPFA) kanë bashkëpunuar për zhvillimin e një programi të çertifikimit në Menaxhimin e Financave Publike, që do të implementohet për herë të parë në Kosovë.

Ky program ofron anëtarësi të dyfishtë në të dy shoqatat profesionale duke përfituar çertifikata në Kosovë dhe Angli. Këto çertifikime u mundësojnë anëtarëve që të praktikojnë profesionin kudo në botë.

Në kuadër të implementimit të këtij programi, nga 23-25 shkurt është mbajtur trajnimi i trajnerëve për ligjëruesit e ShKÇAK-së për dy lëndë të cilat janë pjesë e këtij programi: Raportimi Financiar i Sektorit Publik dhe Financat Publike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale në sektorin publik është i domosdoshëm për përmirësimin e qeverisjes, llogaridhënies, dhe transparencës financiare të institucioneve publike. Prandaj, ky trajnim do të ofrojë njohuri të gjerë në qeverisje, politika publike dhe etikë në menaxhimin dhe auditimin e financave publike. Trajnerët do të mund të përçojnë këto njohuri te ndjekësit e programit në lidhje me praktikat më të mira në menaxhimin e financave publike.

Trajnimi ligjërohet nga znj. Julia Cook, pjesëtare e Qendrës së Edukimit dhe Trajnimit në CIPFA (QETC) e cila ka përvojë pune mbi 20 vite në ligjërimin e shumë lëndëve përfshirë këtu Financat Publike, Tatimet, dhe Raportimi Financiar në Sektorin Publik.

Në lidhje me rëndësinë dhe përfitimet e këtij programi, Znj. Cook theksoi se “meqenëse ky kualifikim është i njohur globalisht dhe i lëvizshëm, ndjekësit e programit do të kenë perspektivë më të madhe në karrierë”.

Pas përgatitjes së kuadrove profesionale të ShKÇAK, së shpejti do të fillojë programi i çertifikimit për Sektorin Publik i cili do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)