16 Nëntor 2024

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Gjelosh Vataj

Prishtinë, 17 gusht - Gjelosh Vataj kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina” është shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Lajmin për shkarkimin e bëri të ditur ky bord me anë të një komunikate për medie. Sipas komunikatës Gjelosh Vataj u shkarkua me votat e dy prej tre anëtarëve të bordit. Njëri nga anëtarët votoi kundër shkarkimit.

Në komunikatë u dhanë edhe arsyet e shkarkimit.

Bordi konsideron se Gjelosh Vataj vendimin për udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka marrë krye në vete.

“Për një vendim të tillë nuk ka marrë aprovimin dhe lejimin e udhëtimit të tij nga Bordi i Drejtorëve që është organi i vetëm që e lejon ose e ndalon largimin e kryeshefit nga detyra për një kohë kaq të gjatë,” thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Ejup Hashani.

Bordi thotë se Vataj me këtë udhëtim e ka lënë të zbrazët pozitën e tij.

“Një akt i tillë [udhëtimi] paraqet shkelje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Kodin e Qeverisjes Koorporative. Kryeshefi ekzekutiv ka lënë vakant vendin e tij të punës,” vijon komunikata.

Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit në komunikatë e konsideron më të dobët edhe performancën e Gjelosh Vatajt si kryeshef ekzekutiv në gjashtë muajt e parë të 2015-ës.

Ky bord përmend se Vataj nuk kishte marrëdhënie të mira as me institucionet me të cilat kërkohet bashkëpunim për funksionim të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Ngrirja e plotë e marrëdhënieve me ZRrUK, ShUKOS, ftohja dhe acarimi i marrëdhënieve me NjMPNP-në, refuzimi i pagesës së taksës për shfrytëzimin e resurseve ujore për Ministrinë e Ambientit... ndërprerja e ujit për institucionet vitale,” janë të metat që bordi ia gjen punës së Gjelosh Vatajt.

ZRrUK është shkurtesa për Zyrën Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim, ShUKOS për Shoqatën e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve, ndërsa NjMPNP për Njësinë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

Gjelosh Vataj duke u përgjigjur për KALLXO.com nëpërmjet mesazhit telefonik në lidhje me shkarkimin që sipas njoftimit të Bordit të Drejtorëve u bë për shkak të udhëtimit në Amerikë dhe performancës më të dobët këtë vit, tha shkurt: “E pavërtetë gjithçka”.

Për problemet në lidhje me taksën për shfrytëzimin e resurseve ujore që nuk po i paguhet Ministrisë së Ambientit, “Drejtësia në Kosovë” zhvilloi një hulumtim në nëntor të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)