Shkarkohet bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore
Prishtinë, 18 qershor - Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, në mbledhjen e përgjithshme të datës 18 qershor 2014, ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. në Prishtinë.
Bordi deri më tani ka qenë në këtë përbërje: Hasan Fejzullahu Kryetar Bordi; Sevdije Alshiqi-Bekteshi Anëtare; Visar Hoti Anëtar dhe Ilir Azemi Anëtar.
Bashkëlidhur mund ta gjeni vendimin ku gjendet i detajuar dhe arsyetimi dhe baza ligjore, e që është nënshkruar nga anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve të kësaj ndërmarrjeje.