Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 6.7 për qind në
Bruksel, 3 mars - Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 6.7 për qind në janar, kundrejt 7.0 për qind sa ishte një muaj më parë.
Numri i të papunëve ra me 214 mijë nga dhjetori 2021 dhe me 2.1 milionë nga janari 2021, thuhet në deklaratën e Eurostat.
Shkalla e papunësisë ishte 8.3 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Më shumë se 2 milionë persona nën moshën 25-vjeç ishin të papunë në zonën e euros, duke e çuar shkallën e papunësisë së të rinjve në janar në 13.9 për qind.
Shkalla e papunësisë tek gratë shënoi rënie nga 7.2 për qind në dhjetor 2021 në 7.1 për qind në janar 2022 ndërsa shkalla e papunësisë tek meshkujt ra nga 6.7 për qind në 6.6 për qind.
Në BE, shkalla e papunësisë shënoi rënie në 6.2 për qind në janar, nga 6.3 për qind sa ishte një muaj më parë dhe nga 7.5 për qind krahasuar me një vit më parë.
Rreth 13.3 milionë persona ishin të papunë në vendet e bllokut që nga janari, me 216 mijë më pak në bazë mujore.