22 Dhjetor 2024

Shkalla e papunësisë në Eurozonë mbeti e pandryshuar

Bruksel, 3 mars - Shkalla e papunësisë në Eurozonë mbeti e pandryshuar në 6.7 për qind në janar krahasuar me një muaj më parë, njoftoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.

Shifra shënoi rënie nga 6.9 për qind në janar 2022. Shkalla e papunësisë në BE ishte në 6.1 për qind në janar, e qëndrueshme krahasuar me një muaj më parë dhe kishte rënie nga 6.3 për qind krahasuar me një vit më parë, njofton Eurostat.

Rreth 13.3 milionë njerëz në BE, përfshirë 11.3 milionë në Eurozonë ishin të papunë në janar.

Numri i të papunëve shënoi rënie për 318 mijë në BE dhe 220 mijë në Eurozonë nga dhjetori 2022.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 14.4 për qind si në BE ashtu edhe në Eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)