26 Dhjetor 2024

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian arriti në 7.6 për qind

Prishtinë, 2 dhjetor - Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian arriti në 7.6 për qind në tetor, njoftoi sot Zyra statistikore evropiane.

Krahasuar me shtatorin, numri i të papunëve në BE ra me 91 mijë, sipas Eurostat.

Megjithatë, shkalla e papunësisë u rrit nga 6.6 për qind, sa ishte një vit më parë, në tetor 2019, duke reflektuar pasojat e vazhdueshme ekonomike nga pandemia e COVID-19.

Papunësia në BE u rrit çdo vit me 2.1 milionë.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në BE në tetor ishte 17.5 për qind, nga 17.4 për qind muajin e kaluar.

Në tetor, papunësia e të rinjve u rrit me 404 mijë në vendet anëtare të BE-së krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shkalla e papunësisë tek gratë ishte 8 për qind ndërsa tek burrat 7.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)