23 Dhjetor 2024

Shkaku i pakove të rimëkëmbjes ekonomike bizneset formalizojnë punëtoret

Prishtinë, 21 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës  në bashkëpunim me Platformen Civikos sot kanë organizuar panel informues rreth formalizmit të punëtorëve dhe evazionit fiskal, në kuadër të projektit të fundit të ATK-së për “Punësimin Jo-formal”.

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, shtrirjen e debatit në këtë temë, dhe përmirësimin e situatës përmes bashkëpunimit shumëpalësh.

Pjesë e panelit të sotëm ishin: Donika Emini, Drejtoresh Ekzekutive në Platformën CiviKos, Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, si dhe Selim Thaçi, Përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Znj.Emini nga Platforma CiviKos në hapje të takimit tha se është tejet e rëndësishëm që ATK të shtrij bashkëpunimin e saj edhe me organizatat nga shoqëria civile, pasi që secila organizatë mund të jap inputet e saj në përmirësimin e situatës me anë të gjithëpërfshirës së partnerëve nga sektorët e ndryshëm dhe luftës së përbashkët ndaj këtij fenomeni, që ka prekur çdo aktivitet ekonomik në Kosovë.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë hartuar projektin e “Punësimit Joformal 2021-2023”, me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e bizneseve dhe personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore.  

Ai shtoj se përmes këtij projekti kemi identifikuar dëmet, të cilat janë shumë deminzionale, si për punëtorët, por njëjtë edhe për punëdhënësin.

 Veç tjerash,  Murtezaj përmendi se në kuadër të pakove të rimëkëmbjes dhe ringjalljes ekonomike, u është dhënë mundësi bizneseve që t’i formalizojnë punëtoret e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga pakot e dhëna nga Qeveria.

Nga pako e fundit e ringjalljes ekonomike, 10 mijë punëtorë kanë kërkuar të përfitojnë nga kjo pako, konkretisht masat 1.1, 1.2 dhe 1.3.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Selim Thaçi, tha se rritja e pagesave elektronike është rritur, dhe kjo pra është një rekomandim i vazhdueshëm i FMN-së që transaksionet në mes të blerësit dhe shitësit të bëhen përmes pagesave elektronike, në mënyrë që prezenca e keshit të minimizohet sa ma tepër.

"Ne si FMN në vazhdimësi e suportojmë ATK, dhe vlerësimet tona janë se ATK po bën një punë të shkëlqyer dhe në linjë me ekspertët tanë, për çka e përgëzojë ATK-në për rezultatet e mira dhe njëkohësisht implementimin e projekteve siç është projekti i fundit për “Punësimin Jo-formal”", ka thënë Thaçi.

Kampanja për formalizmin e punësimit në vend do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, duke promovuar formalizmin e punësimit në format me të qasshme për të gjithë punëtoret, e në veçanti nga sektorët e targetuara të projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)