15 Nëntor 2024

Shiu si pasojë e ciklonit të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e Evropës

Prishtinë, 6 janar - Reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, janë si pasojë e ciklonit të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e Kontinentin Evropian, në të cilin është përfshi edhe vendi jonë.

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, duke filluar nga data 05/01/2016 duke arritur maksimumin gjatë datës 06, me intensitet me të theksuar të shpërndarjes kohore dhe hapësinor sidomos në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gadishullit Ballkanik.

Këto të reshura, kanë shkaktuar ngritjen e shpejt të nivelit të ujit të lumenjve të Kosovës të cilët janë të vrullshëm, për shkak të karakterit malorë të tyre, ku si pasojë shumica e tyre kanë ndalur nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.

Ngritjen së shpejtë të nivelit të lumenjve e ka ndihmuar edhe situata sinoptike, ngase gjatë ditës së sotme janë regjistruar temperaturat e ajrit prej .+ 50C, të cilat kanë kushtëzuar shkrirjen më intensive të shtresës së borës së rënë para dy ditëve, trashësia e së cilës në Prishtinë ka arritur 13 Cm.

Në bazë të parashikimeve të Institucionit të lrtë shënuar dhe IHMK, gjatë 24 orëve në vijim, do të këtë reshje të shiut në viset e ulëta, ndërsa në ato malore edhe reshje bore. Kjo gjendje sinoptike do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të ulët të reshjeve, ku  mesatarisht  do të ketë rreth 10 mm reshje gjatë 24 h, ndërsa më datë 08 reshje do të ketë në interval të shkurtër kohorë, ku sasia e tyre brenda 24 h nuk do ti kaloj më shumë se 5 mm.
 
Gjendja sinoptike gjatë 3 ditëve në vijim do të karakterizohet më ulje të intezitetit të reshjeve, e cila do të jetë karakteristike për viset e ulët, ndërsa në ato malore do të ketë reshje bore të intezitetit të dobët.

Situata hidrologjike është pothuajse e njëjtë në tërë territorin e Kosovës, por më tepër e rënduar është në pellgun e Drinit të Bardhë, duke përfshi shumicën e ujërrjedhave të sajë nga të dyja anët.
Problematike paraqiten rrjedhat malore me karakter rrëkesh (prrockat, prrojet) etj të cilat për shkak të konfiguracionit të relievit, kanë karakter vërshues duke shkaktuar dëme nëpër disa fshatra  dhe lagje qytetesh, në disa vise të Kosovës.

Nga data 07-08-09/2016, niveli dhe prurjet e ujit nëpër shumicën e lumenjve të Kosovës do të karakterizohen me rritje graduale, kjo situatë do të vazhdoj deri më datën 10, kur niveli i ujit nëpër ujërrjedha gradualisht do të bie.
Tendencat në vazhdim do të reflektohen pozitivisht në tërheqjen e ujit të lumenjve nëpër shtretërit e tyre, ndërsa ndërprerja e reshjeve të shiut gjatë ditëve në vazhdim, do të ndikoj në përmirësimin e përgjithshme të kushteve hidrologjike në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)