Shitet monedha më e madhe në botë, 3,27 milionë euro
Vjenë, 27 qershor - Monedha më e madhe e arit në botë, me diametër 53 centimetra dhe me peshë rreth 100 kilogramë, u shit dje në një ankand për 3,27 milionë euro.
Lajmi bëhet i ditur me anë të një komunikate nga salla e shitjeve në Vjenë "Dorotheum".
Monedha super e madhe kanadeze, e cila është përfshirë në librin e rekordeve Guiness, u ble nga shoqëria spanjolle "Oro Direct", e specializuar në shitjen e metaleve të çmuara.
Çmimi i saj i shitjes u orientua nga vlera e peshës së saj (3,2 milionë euro), shumë më i lartë nga vlera e saj e ligjshme prej një milion dollarë kanadezë (0,8 milionë euro).
E prodhuar në vitin 2007, nga njëra anë ajo ka të stampuar portretin e mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II, ende zyrtarisht kryetare e shtetit të kësaj ish-kolonie britanike dhe në anën tjetër me tri gjethe panje, emblema kombëtare e Kanadasë.