19 Nëntor 2024

Shifra të larta të dëmit ekonomik nga protestat

Kiev, 22 janar - Protestat antiqeveritare, që vazhdojnë prej afro 3 muajsh në Ukrainë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.75 milionë dollarësh, ka deklaruar kreu i administratës shtetërore të Kievit, Anatoliy Holubchenko. Në shifër janë përllogaritur dëmet në Sheshin e Pavarësisë, si dhe në disa godina të tjera në qendër.

Një tubim kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e nënshkrimit të marrëveshjes së asocimit me Bashkimin Evropian u organizua nëntorin e kaluar në \"Sheshin e Pavarësisë\" në Kiev.

Për rreth dy muajsh, manifestuesit protestuan kundër vendimit, duke vendosur pengesa në Shesh dhe duke qëndruar në çadrat e ngritura në qendër të qytetit. Nga protestat antiqeveritare u përfshinë gjithashtu godina e administratës shtetërore në Kiev si dhe Shtëpia e Bashkimit të Tregtisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)