04 Maj 2024

Sheshi “Ibrahim Rugova” gati për vendosjen e pllakave

Prishtinë, 18 korrik - Punimet në Sheshin e Pavarësisë Ibrahim Rugova janë në vlugun e tyre. Brenda këtij muaji do të filloj vendosja e pllakave, vendosjen e të cilave do ta mbikëqyr prodhuesi gjerman i tyre.

Pllakat përbehen prej dy shtresave, shtresa e parë nga betoni special dhe e dyta nga guri natyror i granitit. Këto të dhëna, të mërkurën në një konferencë me gazetar i paraqiten drejtori i infrastrukturës, Ridvan Shahini dhe shefi i Zyrës se Prokurimit, Ekrem Rexha, të cilët theksuan se ndonëse janë paraqitur disa pengesa, punimet në sheshin Ibrahim Rugova po shkojnë sipas dinamikës se paraparë.

Ridvan Shahini, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës tha se punimet në infrastrukturën nëntokësore në shesh tashme veç janë përfunduar. Shahini tha se janë përfunduar punimet edhe në instalimet e ujit, që do të shërbejë për ujitjen e hapësirave gjelbëruese në shesh. 

“Tash është duke u punuar në vendosjen e kabllove të ndriçimit publik të sheshit. Tamponimi është në nivel, është duke iu dhënë shtresa përfundimtare e të ashtuquajturit 0.3. Këto punime presim të përfundojnë brenda javës në mënyrë që tu hapet rruga punimeve në pllakosjen- vendosjen e pllakave në shesh, që presim që të filloj nga data 1 gusht”, tha Shahini.

Shahini tha se gjatë punimeve në këtë shesh janë hasur edhe pengesa të natyrave të ndryshme, siç është ceshmja e e gjetur gjatë gërmimeve që është përball teatrit, rrethojat në oborrin e qeverisë dhe kuvendit.

Shahini tha po ashtu se tashme është bërë edhe betonimi i tre fontanave që do të ndërtohen në shesh, njëra në qendër të sheshit, e dyta aty ku do të vendoset shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova dhe e fundit do të vendoset afër shtatores se Skënderbeut.

Shahini informoj se po ashtu në këtë shesh do të bëhet edhe ndërtimi i shkalleve lëvizëse  për personat me aftësi të kufizuar tek pjesa afër Teatrit Kombëtarë, pjesa që lidh sheshin me rrugën Agim Ramadani, ndërkohë që tha se edhe shkallet e tanishme të Teatrit do të punohen në mënyrë që të inkorporohen në shesh.

Ndërkohë, shefi i Zyrës se Prokurimti, Ekrem Rexha tha se procesi i prokurimit për ndërtimin e Sheshit Ibrahim Rugova është zhvilluar në dy faza. Faza e parë sipas Rexhes është zhvilluar me herët që ka rezultuar me punimet e deritanishme, ndërkohë që faza e dytë ka të bëjë me furnizimin me pllaka.

“Kemi pasur një proces animimi në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që njihet si gjykata e tenderëve. OSHP ka vendosur në favor të Komunës, dmth, zgjidhjet që i ka vendosur komuna i kanë vlerësuar si zgjidhje të drejtë. Në këtë proces kanë fituar një grup i operatorëve ekonomik-Allzone, Gerguri dhe Zysken Trans. Vlera e kontratës është 2.7 milionë euro, ndërsa pritet që furnizimi me pllaka të bëhët brenda 80 ditëve”, tha Rexha.

Rexha tha se specifik e këtij tenderi është që prodhuesi i pllakave nga gjermania, terë kohën do të monitoroj dhe mbikëqyre vendosjen e pllakave në shesh, në mënyrë që mos të këtë ndonjë devijim, që me vonë do të sillte dëmtimin e pllakave. Rexha tha se përveç furnizuesit një garanci të veçantë për cilësinë e pllakave e ka dhenë edhe kontraktuesi, garanci kjo që shkon deri në 10 vite. 

Përfaqesues i kompanisë, Smart Projekt, projektuese e sheshit, Sebaudin Veseli, tha se pllakat që janë paraparë janë të një teknologjie të re.

“Materiali përbehet prej dy shtresave, shtresa e parë nga betoni special dhe e dyta nga guri natyror i granitit, i cili eksplautohet në vende të ndryshme të botes. Lidhja e tyre bëhet më një teknologji”, tha ai.

Ndryshe punimet në sheshin Ibrahim Rugova kanë filluar në mesin e muajit mars të këtij viti. Sipas projektit, 25 deri në 30 për qind e sheshit do të jetë zonë e gjelbëruar dhe, për t’i dhënë freski kësaj hapësire.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)