29 Dhjetor 2024

Shërbyesit civil me 13 maj mbeldhen në hollin e Parlamentit

Prishtinë, 10 maj -  Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), në mbledhjen e mbajtur më datë 7 maj, debatuan lidhur me qëndrimin e mëhershëm të kësaj sindikate që më datë 10 maj të filloj aplikimin e Grevës në vendin e punës në Shërbimin Civil të Kosovës dhe pas shumë diskutimeve nxori vendim për shtyrjen e përkohëshme të grevës

Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i SSHCK-s ka marr vendim që të shtyhet aplikimi i Grevës në Shërbimin Civil të Kosovës deri ne një datë tjetër të muajit Maj 2010, ngase dita e caktuar e 10 maj (sot) është ditë që nuk punohet në Institucionet  e Republikës së Kosovës.

Për shkak të kësaj shtyrje sipas kryesisës së SSHCK-së ekziston nevoja e harmonizimit të qëndrimit me të gjitha Shoqatat Sindikale të Shërbimit Civil të Kosovës.

"Pas takimeve të pandërprera që kemi pasur me Kryetarin e Kuvendit dhe me Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe pas premtimeve të marra nga ta, ekziston mundësia reale (nëse nuk do të mungoj vullneti politik i të gjitha partive në Kuvend) se do të miratohen, Ligji për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Ligji për Pagat e Shërbyesve Civil të Kosovës më datë 13.05.2010, të cilat Ligje janë bazë për shfuqizimin e fondit prej 5 milion Eu. për ngritjen e pagave të Shërbyesve Civil në lartasin prej 20 %", thuhet në njoftimin e SSHCK-së.

Pas bisedave të vazhdueshme me Ministrit përkatëse MAP dhe MEF, nënshkruese të Memorandum Mirëkuptimit, është konstatuar se ekziston baza reale për implementimin e këtij Memorandumi, pasi që të miratohen Ligjet e lartcekura në Kuvendin e Kosovës.

Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm kanë marr qëndrimin që më datë 13 të këtij muaji të jenë prezent në Hollët e Kuvendit të Kosovës dhe të ushtrojnë presionin e tyre Sindikal tek Deputetët e këtij Kuvendi, që t'i Miratojnë dy Ligjet e lartcekura dhe të vazhdohet me presionin Sindikal ndaj Ministrive përkatëse për implementimin e Memorandum Mirëkuptimit me Qeverinë e Kosovës.

Për të gjitha zhvillimet e mëvonshme, Kryesia e SSHCK-s, do ti njofton Shërbyesit Civil në kohën e duhur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)