Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë
Prishtinë, 16 korrik - Oda e Përmbaruesve Privat në Kosovë e mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale organizon konferencën e cila ka për qëllim të shënojë ceremoninë e Pesë vjetorit të Përmbarimit Privat në Kosovë.
Kjo konferencë do të zhvillohet përmes disa aktiviteteve duke ofruar mundësinë që të diskutohen arritjet e Odës dhe të reflektohen pikëpamjet rreth sfidave në punën e Përmbarimit Privat në Kosovë.
Konferenca do të mbledh ekspertë, përfaqësues të delegacioneve të rajonit dhe do të përcillet me një fjalim kyç nga Mark Schmitz, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë.
Gjatë konferencës do të nënshkruhen Memorandumet e Bashkëpunimit me Odën e Bullgarisë dhe Malit të Zi, që kanë për qëllim krijimin e lidhjeve për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave për projekte të përbashkëta.