Shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë
Aktiviteti u mbajt në shkollen fillore "Model" në Prishtinë.
Java Ndërkombëtare e Parasë është aktivitet që synon të rritë njohuritë e fëmijëve dhe të rinjëve për paranë.
Kjo ngjarje shënohet në 124 shtete të botës dhe akterët kryesor janë fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë.
Moto e Javës Ndërkombëtare të Parasë për këtë vit është Merr pjesë, kurse në mënyrë të mençur! (Take part, Save smart!.
Duke pasur parasysh rëndësinë e edukimit financiar Shoqata e Bankave të Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj për përgjegjësi shoqërore organizon aktivitetin e nivelit ndërkombëtar Java Ndërkombëtare e Parasë.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja, që të marrin njohuri ekonomike-financiare nga ekspertë të sistemit bankar dhe rrjedhimisht të jenë të përgjegjshëm me financat e tyre.
SHBK në kuadër të aktiviteteve të saja edukativo-financiare nga fillimi i kësaj jave organizon ligjerata, orë mësimore dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme dhe studentë në disa qendra të Kosovës (Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë).
Me këto aktivitete synohet që të bëhet angazhimi i fëmijëve dhe të rinjve për të mësuar se si funksionon paraja, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, menaxhimin e financave personale etj.