Shënohet dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë
Prishtinë, 16 tetor - Ekipi i KB-së në Kosovë (UNKT) së bashku me agjencitë dhe programmet si dhe në bashkëpunim me partnerët për zhvillim në Kosovë, për herë të 8-të shënojnë ditët e luftës për çrrënjosjen e varfërisë me aktivitete të ndryshme të planifikuara prej datës 16 deri më 18 tetor.
Aktivitetet për çrrënjosjen e varfërisë më 2013 kanë për qëllim, që të bashkojnë pjesmarrës të ndryshëm nga shoqëria e Kosovës për të ndarë vizionin e tyre për ardhmëri më të mire, e që do të udhëhiqet nga ata të cilët kanë njohuri, kapacitet dhe entuziazëm për të përcjellë përparimin e Kosovës drejt ardhmërisë prosperuese brenda familjes globale dhe asaj evropiane.
Debati pas 2015 do të jetë pikë e referimit për të gjitha ngjarjet, duke rikonfirmuar se Kosova është në mesin e shumë shoqërive në tranzicion, ku njerëzit të varfër apo të pasur; anëtarë të grupeve të ndryshme etnike nga hapësira urbane dhe rurale janë duke kërkuar rrugë të përbashkët drejt jetës më stabile, moderne, e cila jep më shumë ndjenjë të përmbushjes.
Të dhënat e fundit tregojnë se afro 35% të Kosovarëve jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe rreth 10 % të Kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme.
Aktivitetet për çrrënjosjen e varfërisë 2013 do të theksojë rëndësinë e arritjes së OZHM-ve; ndërlidhjen me axhendën e zhvillimore pas 2015 në kontekstin e Kosovës dhe si pjesë e raportit global në nivelet më të larta të OKB-së.
Për të mbështetur këto përpjekje, aktivitetet për çrrënjosjen e varfërisë synojnë të forcojnë dialogun dhe zhvillimin e partneriteteve midis komuniteteve, politikës dhe vendimmarrësve, agjencive zhvillimore, shoqërisë civile, akademikëve, sektorit privat dhe medies.