Shënohet Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit
Prishtinë, 21 prill - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të organizojë ceremoninë për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”.
Këtë vit kjo ceremoni është organizuar nën patronatin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Pjesëmarrës në këtë organizim do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të ambasadave në Kosovë: USAID, GIZ, ADA, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues nga UP-ja dhe kolegjet private, shoqatat përfaqësuese të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, e të tjerë.