22 Dhjetor 2024

Shënohet 6 vjetori i anëtarësimit të Doganës në OBD

Prishtinë, 25 janar - Dogana e Kosovës ka kremtuar sot përvjetorin e 6-të të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Doganave, organizatë kjo e vetmja në botë që mbulon fushëveprimin e bashkëpunimit doganor mes 184 shteteve anëtare.

Që nga anëtarësimi në këtë organizatë, Dogana e Kosovës ka përfituar në shumë dimenzione, duke shkëmbyer informata doganore përmes sistemit të vetëm botëror me të gjitha shtetet e botës, bashkë-pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare për zbulimin e informalitetit, luftimin e terrorizmit, shpëlarjes se parasë dhe tregtisë së jashtëligjshme në përgjithësi.

Dogana e Kosovës duke qenë e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me theks në zhvillimin e mëtejmë, pas anëtarësimit në OBD ka aderuar në dy Konventat më të rëndësishme të OBD, për të iu mundësuar vendit adaptimin e procedurave dhe sistemeve më të avancuara unifikuara dhe harmonizuara, me qëllim modernizimin e mëtejmë të Doganës së Kosovës dhe krijimin e lehtësirave për tregtinë ndërkombëtare.

Gjithashtu, Dogana e Kosovës tanimë ka të çertifikuar dy ekspert të akredituar nga OBD, të cilët po kontribuojnë duke ofruar trajnime të avancuara në çështje doganore në shumë Administrata tjera doganore në nivel botëror, ndërsa procesi për akreditime të reja po vazhdon edhe këtë vit.

Në anën tjetër, Dogana e Kosovës paralelisht po kremton edhe 26 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Doganave, e cila përkujton ditën kur u mbajt seanca inauguruese e Konventës për themelimin e Këshillit për Bashkëpunimin Doganor dhe e cila u përurua zyrtarisht në Bruksel më 26 janar 1952.

Shtatëmbëdhjetë (17) vende evropiane morën pjesë në këtë seancë. Në 1994 KKK u riemërua në Organizata Botërore e Doganave dhe sot kjo organizatë ka 184 shtete anëtare.

Në këtë datë të veçantë, OBD u mundëson shteteve anëtare dhe partnerëve në të gjithë botën që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në realizimin e objektivave të Doganave të cilat janë të mandatuara dhe të pozicionuara në mënyrë unike në kufij për të luajtur një rol të spikatur në të gjithë zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar, duke siguruar kështu një të ardhme të qëndrueshme, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për të ekonomitë dhe shoqërinë në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)