Shënohet 15 vjetori i themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës
Suksesi i këtij institucioni bashkë me Doganat, është në fakt suksesi i shtetit të Kosovës. Vetëm përmes sigurimit të të hyrave të mjaftueshme, shteti i Kosovës mund të financojë nevojat që ka për arsim, shëndetësi, asistencë sociale, pensione, përkrahje për kategoritë e luftës, ish të burgosurit, policinë, forcat e armatosura që do të krijohen së shpejti dhe kategoritë e tjera, ka pohuar ai.
Ministri Hoti bëri të ditur se do të rishikohet procesi i fiskalizimit të bizneseve me arka fiskale, për ta përmbyllur këtë proces të stërzgjatur. Ai gjithashtu bëri të ditur se do të përgatitet një pako të re fiskale, e cila do të jetë më e leverdishme për bizneset që të operojnë në sektorin formal dhe gjithashtu informoj bizneset se nuk do të vendosim tatime të reja dhe nuk do të rrisim tatimet ekzistuese.
Në përputhje me kompetencat ligjore që kam, sot unë kam marrë vendim për uljen e normës së interesit për vonesat nga 15% në 11% në pagesën e taksave, për tju bërë të mundur bizneseve që nuk kanë mundur të paguajnë obligimet me kohë të kryejnë ato obligime me penalti më të vogla, ka deklaruar ministri Hoti.