29 Prill 2024

Shenja pozitive për ekonominë amerikane

Washington, 29 dhjetor - Të dhënat ekonomike të publikuara dje tregojnë se ekonomia amerikane ka përfituar nga shtimi i tregtisë në internet, rritja e vëllimit të shitjes së makinave dhe një rritje e mundshme e tregut të punës.

Një kompani që analizon aktivitetin në internet thonë se shitjet me pakicë përmes internetit u rritën 16 për qind javën e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kompania Comscore thotë se aktiviteti tregtar ka qenë i fuqishëm gjatë sezonit të shitjeve të fund-vitit, që tani po i afrohet fundit.

Një raport tjetër thotë se shitja e makinave pritet të rritet me 1.2 milionë për vitin 2011. Kjo shifër do ta bënte këtë vitin më të mirë për sektorin e makinave që nga viti 2008. Studimi i shoqatës TrueCar.com parashikon që vitin e ardhshëm do të ketë rritje të mëtejshme në sektorin e makinave.

Një raport i tretë thotë se afro 1 ndër katër biznese amerikane ka në plan të marrë në punë punonjës të tjerë vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)