Shëndeti dhe ndryshimet klimatike në fokus të forumit të Davosit
Davos, 10 janar - Shëndeti dhe mjedisi do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, nga data 22 deri më 25 janar, njoftuan të mërkurën organizatorët.
Shëndeti dhe mjedisi do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, nga data 22 deri më 25 janar, njoftuan organizatorët.
Ky forum mbledh çdo vit vendimmarrësit më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë për të diskutuar mbi ndryshimet klimatike në botë dhe pasojat e saj për shoqërinë, politikën dhe biznesin.
2.500 pjesëmarrës nga mbi 100 vende janë thirrur për të diskutuar rreth sfidave më të mëdha të shëndetit në shekullin XXI duke shprehur domosdoshmërinë për të përmirësuar sistemin shëndetësor.