Shefi i Bankës humb 41 milionë dollar për shkak të konto-skandalit
Berlin, 28 shtator - Shefi i Wells Fago, John Stumpf, detyrohet të heqë dorë nga mundësia e aksioneve në vlerë rreth 41 milionë dollarë për shkak të skandalit me kontot fiktive.
Gjatë hetimeve të brendshme lidhur me këtë praktikë, pritet të mirren masa ndaj shefit të këtij institucioni, thuhet ndër të tjera nga Wells Fargo.
Ky mund të konsiderohet si një prej sanksioneve më të mëdha që janë bërë kundër një shefi të ndonjë banke deri me tani, duke shënuar një kthesë të madhe në këtë lloj të biznesit.
Para disa vitesh, përkundër ndonjë skandali, udhëheqësit e bankave mund të pranonin Bonuse.
Stumpf kishe marrë përgjegjësinë për prakikën e shitjes joetike nga komiteti bankar amerikan.
Punëtorët e Wells Fargo i kanë këshilluar klientët e tyre për produktet financiare të kushtueshme, të cilët ata nuk i kishin kërkuar dhe nuk kishin pasur nevojë për to.
Bankierët dëshironin, me sa duket, të arrinin rezultatet ambicioze. Të total, ata krijuan më shumë se 2 milionë konto false.
Së fundmi, banka është dakorduar me autoritetet për të paguar një dënim prej rreth 190 milionë
Si rezultat i këtij skandali janë pushuar 5300 punëtorë nga puna.