17 Nëntor 2024

SHBK nënshkruan memorandum me SHSK dhe GIZ

Prishtinë, 6 nëntor - Në kuader të Forumit te Pronës në Kosovë me temë Tregu i Pronës dhe Financimit të Pronës në Kosovë drejt standardeve Europiane - çelës për zhvillim dhe progress të organizuar nga GIZ dhe BQK, Shoqata e Bankave të Kosovës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe GIZ.
 
Kontrata është nënshkruar nga z. Petrit Balija (SHBK), Adem Selmani (SHSK) dhe Guenther Fehlinger (GIZ).

Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Balija tha “Një prej investimeve më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës është blerja e pronës për banim. Njëkohësisht edhe për industrinë bankare kreditë hipotekare për banim përbëjnë një prej produkteve kryesore për zhvillimin e sektorit.

Në këtë drejtim bankat komerciale të Kosovës përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës, kanë bashkëpunuar me BQK dhe këshilltarët e Thesarit Amerikan për të përgatitur Rregulloren për Financimin e Banimit në Kosovë e cila do të rregulloj tregun e financimit të pronave rezidenciale në Kosovë.

Kjo rregullore parasheh masa mbrojtëse për klientët e bankave por edhe mundësi zhvillimi për industrinë bankare.

Në këtë kontekst një rol të rëndësishëm do të kenë edhe kompanitë e sigurimeve në Kosovë të cilat do të bëjnë sigurimin e këtyre pronave dhe kështu duke ulur riskun edhe për pronaret por edhe për bankat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)