SHBA, zhvillohet operacioni më i madh kundër pastrimit të parave
Washington, 30 maj - Prokuroria e SHBA-së akuzoi për transaksione të paligjshme financiare drejtuesit e sistemit elektronik të pagesave Liberty Reserve.
Nëpërmjet këtij sistemi të pagesave, të regjistruar në Kosta Rika, janë arkëtuar 6 miliardë dollarë.
Sipas të dhënave të hetuesve, nëpërmjet Liberty Reserve janë pastruar para të përfituara nga trafiku ilegal i lëndëve narkotike dhe vjedhja e të dhënave personale.