SHBA zbut sanksionet ekonomike ndaj Kubës
Washington, 26 mars - Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr të martën sanksionet kundër 60 personave juridikë dhe fizikë që bënin tregti me Kubën në kuadër të afrimit diplomatik mes SHBA-së dhe Kubës.
Sipas listës së publikuar nga Thesari pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve ishin vendosur jashtë Kubës, veçanërisht në Panama, ku operojnë anije me flamuj të vendeve përkatëse, veçanërisht qipriote.
Këto ndërmarrje operojnë mes të tjerave në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe peshkimit.
Kjo listë u publikua nga OFAC (Office of Foreign Assets Control) ngarkuar për sanksionimin e ndërmarrjeve që bëjnë tregti me vendeve e vendosura nën embargon amerikane.
Kuba është vendosur nën embargo të plotë nga SHBA-ja që prej vitit 1962.