09 Nëntor 2024

SHBA zbaton një politikë të kujdesshme monetare

Washington, 18 gusht - Anëtarët e Bordit të Rezervës Federale të SHBA-së ranë dakord se duhet të zbatojnë një politikë të kujdesshme monetare dhe ende nuk është rënë dakord nëse do të ketë një rritje të normave të interesit.

Zyrtarët e FED-it analizuan se në qershor ka pasur dy kriza, ngadalësimi i rritjes së punësimit dhe dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, por në korrik gjendja u përmirësua. Ata thanë gjithashtu se ka shifra pozitive edhe nga ekonomia amerikane.

Për herë të parë në 10 vitet e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar FED-i nisi rritjen e normës së interesit, si një proces për normalizimin e politikave monetare.

Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, që goditi tregun financiar FED-i ndërpreu rritjen e normës së interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)