19 Nëntor 2024

SHBA vlerëson lartë Kosovën në krijimin e stabilitetit financiar

Washington, 13 tetor - Ministri i Financave Besim Beqaj pas përmbylljes së takimeve me FMN-në në Washington, DC, është takuar me përfaqësues të lartë të shtetit dhe Bankës Botërore.

Beqaj është takuar me Jonathan Moore, përfaqësuesin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili ka përshëndetur progresin e Kosovës në implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes me FMN-në.

Departamenti Amerikan ka vlerësuar lartë shtetin e Kosovës për politikat adekuate të implementuara deri më tani, të cilat kanë kontribuar në krijimin e stabilitetit makrofiskal dhe financiar në vend.

Moore ka përshëndetur iniciativat e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera relevante, në reduktimin e ekonomisë joformale sikurse krijimi i zyrës nacionale kundër krimeve ekonomike dhe aktivitetet e tjera përkatëse.

Ministri Beqaj është takuar edhe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, Gino Alzzeta – drejtor ekzekutiv, Elen Goldstein – drejtoreshë për Evropë dhe rajonin e Azisë Qendrore, si dhe Laura Tuck zëvendëspresidenete e BB për Evropë dhe rajonin e Azisë Qendrore.

Gjatë këtij takimi është theksuar nga Banka Botërore implementimi i suksesshëm nga ana e Kosovës e Strategjisë së Bankës për Partneritet me Kosovën.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është theksuar përkushtimi i Bankës Botërore në realizimin e progresit në projektet të cilat janë duke u implementuar dhe në mënyrë specifike të projekteve në sektorin e energjisë, të cilat kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjatë vizitës në SHBA, Ministri Beqaj është takuar edhe me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit të arritur nga momenti i anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Ministri Beqaj ka diskutuar rreth fushave potenciale në nivelin publik dhe atë privat,  të cilat mund të financohen nga BERZH.

 Ministri Beqaj ka premtuar që me rastin e përvjetorit të shënimit të bashkëpunimit me BERZH, të përcaktohen projektet të cilat do të mund të implementohen përmes instrumenteve financiare të këtij institucioni.

Me këtë rast ka theksuar që prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës është përmirësimi i infrastrukturës rrugore edhe ne pjesët rurale të vendit, përmirësimi i shërbimeve publike si dhe fuqizimi i sektorit privat, i cili duhet të jetë kontribuuesi kryesorë në rritjen ekonomike të vendit dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)