19 Nëntor 2024

SHBA vendos kushte ndaj bankave zvicerane për evazionin fiskal

Washington, 30 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) publikuan kushtet e marrëveshjes që i japin të drejtë bankave zvicerane të mos ndiqen penalisht për evazion fiskal duke paguar gjobë dhe dhënien e informacionit për klientët e tyre.

\'\'Pas një debati të nxehtë programi u miratua të martën, çka u jep mundësi të gjitha bankave që nuk janë aktualisht subjekt i ndonjë hetimi penal për aktivitetet jashtë kufijve\'\', bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në internet.

Ministria nuk citon asnjë subjekt, por shprehet për hetim të vazhdueshëm të bankave në Zvicër.

Prej disa vitesh, Uashingtoni ka dyshime se bankat zvicerane favorizojnë evazionin fiskal të qytetarëve amerikanë, pavarësisht dënimit me gjobë rekord prej 780 milionë dollarë dhënë UBS (Bankë zviceriane) në vitin 2009 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për t\'i dhënë fund këtyre abuzimeve, SHBA i propozoi bankave zvicerane përmbushjen e disa detyrimeve.

\'\'Këto institucione duhet të paguajnë penalitete të barasvlefshme me 20 për qind të vlerës së aseteve amerikane të padeklaruara që nga data 1 gusht 2008. Gjoba do të arrijë deri në 30 për qind nëse llogaritë janë hapur mes kësaj date dhe muajit shkurt 2009 dhe do të kapin shifrën 50 për qind pas kësaj date\'\', saktësoi ministria në komunikatën e dhënë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)