SHBA vazhdon ta përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 12 janar - Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim njohës drejtoreshën e re të USAID-it znj. Maureen Shauket me të cilën biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Ministri Hamza duke falënderuar znj. Shauket për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin Amerikan për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë për Republikën e Kosovës, sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financiare si perspektivë e zhvillimit të mëtejme të Kosovës.
Ministri Hamza gjithashtu njoftoi znj. Shauket për objektivat dhe aktivitetet kyçe të ministrisë, sidomos në lidhje me buxhetin e shtetit dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave.
Ndërsa , drejtoresha e USAID it znj. Shauket duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen shprehi gatishmërinë e shtetit amerikan për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përmes investimeve dhe përkrahjes politike të shtetit të Kosovës.