16 Nëntor 2024

SHBA vazhdon ta ndihmojë Kosovën përmes USAID-it

Prishtinë, 21 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës.

Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Fondet do të shfrytëzohen për aktivitete në mbështëtje të sundimit të ligjit dhe qeverisjes, shtimin e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e  vazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë.  

“Mjaft është arritur. Por, punë me rëndësi na pret përpara për të arritur qëllimet tona. Specifikisht Kosova duhet të intensifikojë veprimet e veta në luftë kundër korrupcionit ashtu që largojë  barierat që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësoj besimin e qytetarëve në institutcionet demokratike", ka theksuar ambasadori Delawie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)