19 Nëntor 2024

SHBA vazhdon me stimulimin e ekonomisë

Washington, 19 shtator - Banka Qëndrore Amerikane ka blerë 85 miliardë dollarë letra me vlerë çdo muaj, në përpjekje për të pakësuar normat e interesave afatgjata.

Interesat e ulta e bëjnë më të lehtë për kompanitë të blejnë pajisje të reja dhe për familjet të blejnë shtëpi të reja.

Shumë ekonomistë kishin parashikuar se Banka do t’i pakësonte këto blerje.

Ekonomia amerikane është përmirësuar, por shtimi i vendeve të reja të punës ka qënë i ngadaltë gjatë muajve të fundit dhe disa punëtorë kanë humbur shpresat për të kërkuar punë.

Niveli i papunësisë në vend është 7 presje 3 për qind. Ndërsa ky është niveli më i ulët që nga viti 2008, ai është ende mbi normën historike, nën 6 për qind.

Zyrtarët e bankës arritën në përfundimin se ekonomia ka ende nevojë për mbështetje.

Një masë tjetër ndihmëse e Bankës Qendrore ka qënë mbajtja e interesave afat-shkurtëra në nivele shumë të ulta, gati në zero.

Zyrtarët e bankës thonë se për momentin këto interesa do të vazhdojnë të mbeten në nivele të tilla të ulta.

Banka duhet të ketë kujdes që të ruajë një balancë të kujdesshme. Në se i ndërpresin masat stimuluese më herët se ç’duhet, ekonomia mund të bjerë përsëri në recesion. 

Në se e stimulojnë më shumë se ç’duhet,  ekonomia mund të dëmtohej nga inflacioni që do të pasonte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)