19 Nëntor 2024

SHBA: Vazhdojnë negociatat për buxhetin

Washington, 16 tetor - Udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Senatit amerikan, Harry Reid dhe Mitch McConnell, kanë rifilluar përpjekjet për një zgjidhje të pranueshme për rritjen e tavanit të borxhit dhe rihapjen e qeverisë federale.

Propozimi dypartiak i Senatit kërkon financimin e qeverisë federale deri më 15 janar dhe rritjen e tavanit të borxhit deri më 7 shkurt.

Negcoatat në Senat janë vënë në pritje të martën, për t’i dhënë Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga republikanët, shansin për të dalë me marrëveshje.

Por, kryetari i kësaj dhome, John Boehner, nuk ka arritur ta hedhë në votim një propozim të ndryshuar, për shkak të presionit nga anëtarët konservatorë të grupit Tea Party.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)