SHBA-të kanë krijuar 200 000 vende të reja pune
Washington, 7 janar - Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka krijuar 200 000 vende të reja pune në dhjetor, dy herë më shumë se sa në nëntor, dhe përqindja e papunësisë së vendit vazhdoi rënien duke arritur në 8,5 për qind, niveli më i ulët që prej shkurtit 2009, mësohet nga të dhëna zyrtare të publikuara në Washington.
Këto shifra të raportit mujor për punësimin i përgatitur nga Departamenti i Punës janë dukshëm më të mira nga sa parashikohej.
Vlerësimi i përafërt i analistëve ishte për 150 000 vende të reja pune dhe një përqindje papunësie prej 8,7 për qind.