SHBA të interesuara në rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë
Washington, 9 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të interesuara në rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë dhe shprehin dëshirën që ky vend i prekur thellë nga kriza të qëndrojë në zonën euro, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden gjatë një interviste.
\"Qeveria amerikane ka qenë gjithnjë e bindjes se është krejtësisht në interesin tonë që Greqia të jetë një vend stabël i zonës euro\", u shpreh Joe Biden për të përditshmen greke, \"Kathimerini\", para vizitës së kryeministrit grek, Antonis Samaras në Uashington.
\"Ne na intereson suksesi i Greqisë\", tha ai, duke theksuar se qytetarët grekë kishin bërë sakrifica të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të fundit për shkak të masave të rrepta të kursimit në kuadrin e planit të shpëtimit të hartuar nga kreditorët ndërkombëtarë.
Samaras do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Barack Obama pas një takimi në Nju Jork me disa investitorë.
Kryeministri grek po përpiqet të fitojë mbështetjen e SHBA për një politikë më të orientuar drejt rritjes ekonomike, ndërkohë që vendet evropiane, sidomos Gjermania, këmbëngulin për masa edhe më të ashpra kursimi.