16 Janar 2025

SHBA-të do të shpenzojnë 633.4 miliardë dollarë për mbrojtjen

Washington, 4 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Barack Obama nënshkroi projektligjin mbi buxhetin e mbrojtjes për vitin 2013 me një vëllim prej më shumë se 633 miliardë dollarë.

Projektligji parashikon përdorimin e 527.5 miliardë dollarë si buxhet themelor të Pentagonit.

Ndërsa 88.5 miliardë dollarë të tjerë do të shpenzohen për operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit, veçanërisht në Afganistan.

Përveç kësaj, 17.4 miliardë dollarë do të përdoren për programet bërthamore të Ministrisë së Energjetikës të lidhura me sferën e mbrojtjes.

Si rezultat, buxheti pritet të miratohet në shumën totale 633.4 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)