SHBA: Shtohen vendet e punës, papunësia bie

Washington, 6 maj - Ekonomia ameriakane vazhdon to jetë në ngritje. Megjithë shkurtimet e thalla qeveritare, bizneset amerikane morën në punë në muajin prill më shumë njerëz nga sa pritej.
Qeveria gjithashtu rishikoi shifrat për muajit shkurt dhe mars dhe rezultoi se numri i vendeve të reja të punës ishte më i madh, gjë që e uli papunësinë në 7.5 përqind, niveli më i ulët që nga muaji dhjetor i vitit 2008.
Punëdhënësit shtuan 165 mijë vende pune në prill, duke i siguruar kështu investitorët se mëkëmbja ekonomike në Amerikë vazhdon. Në Wall Street çmimet e aksioneve u ngritën dhe indeksi Dow Jones kapi për pak minuta shifër rekord.
Optimizimit iu shtua edhe lajmi i Departamentit të Punës se gjatë dy muajve të mëparshëm ishin hapur 114 mijë vende pune më shumë nga sa ishte njoftuar më parë.
Jeff Macke, redaktor i Yahoo Finance thotë se tregu i punës do të ishte dhe më i fortë nëse nuk do të kishte shkurtime në pozitat qeveritare.
\"Ka mundësi që ky numër të jetë rreth 120 mijë. Pra 165 mijë në total është një ngritje mjaft e madhe.
Marrja në punë në prill ishte në të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të manifakturës që nuk shënoi rritje.
Megjithëse 85 miliardë dollarë shkurtime në shpenzimet qeveritare mund ta ngadalësojnë ekonominë, kryekonomistja e Societe Generale, Aneta Markowska, shikon përparim të qendrueshëm gjatë vitit 2013.
\"Në gjysmën e dytë të vitit, mendoj se do të vërehet një përmirësim i ndjeshëm, pasi deri atëhere do të jenë lënë pas shtrëngesat fiskale. Çmimet e shtëpive tani po ngrihen që është një ndryshim i madh në krahasim me gjendjen e disa viteve të fundit.
Një sondazh i ri i Shoqatës Kombëtare të Ekonomisë së Biznesit tregon se 40 përqind e punëdhënësve kanë në plan të zgjerojnë bizneset këtë vit, thotë presidenti i saj Ken Simonson.
\"Mendoj se gjatë disa muajve të ardhshëm, do të vazhdojmë të shikojmë zgjerimin e ekonomisë amerikane. Ndërtimet, për shembull, ishin të parat që ngecën dhe të fundit që dolën prej recesionit, por tani ato po rriten vazhdimisht.
Raporti amerikan i punësimit është në kontrast të theksuar me atë të Evropës. Të premten, Bashkimi Everopian tha se rritja ekonomike në 17 vendet e eurozonës pritet të ngadalësohet gjysmë përqind këtë vit, duke e çuar papunësinë në 12.2 përqind. Për vendet me borxhe të mëdha si Greqia dhe Spanja, papunësia parashikohet të kapë shifrën 27 përqind.